Përgjegjësia sociale

Suksesi ekonomik i kompanisë Coca-Cola Hellenic Kosova i detyrohet mënyrës së vet të bëjë biznese, nga dita në ditë. Ajo krijon vende pune në të gjitha fabrikat e veta si edhe në të gjitha firmat me të cilat ajo bashkëpunon. Ky është "efekt shumëfishues", i cili ndikon pozitivisht jo vetëm ata që janë të implikuar drejt për drejt, por të gjitha firmat që bashkëpunojnë me kompaninë tonë. Bashkëpunimi afatgjatë me Fshatin SOS dhe angazhimi vullnetar në programe sportive, shëndetësore dhe sociale janë vetëm disa nga shembujt që e tregojnë dedikimin ndaj mirëqenies, nevojave dhe aspiratave të komunitetit lokal në Kosovë.

Coca-Cola Hellenic punëson 65 njerëz në Kosovë. Dedikimi i kompanisë Coca-Cola Hellenic ndaj zhvillimit të aftësive të udhëheqjes të personelit të vet përfshin trajnimin e të gjithë të punësuarve dhe vlerësimin e tyre në vendin e punës. Ekspertiza lokale dhe aftësitë administrative përkatëse konsiderohen si një pasuri e rëndësishme e kompanisë. Trajnimi profesional dhe zhvillimi personal i personelit është një prioritet i familjes Coca-Cola në të gjitha shtete, ku ajo vepron.

Coca-Cola Hellenic Kosova është e pranishme në jetën e njerëzve, jo vetëm si një moment freskimi, por edhe si punëdhënës, partner, pjesë e komunitetit dhe qytetar global. I vlerësojmë shumë këto marrëdhënie besimi, si edhe përgjegjësinë që a ato e implikojnë. Për këtë arsye, Coca-Cola Hellenic përpiqet, me veprimet e veta të përditshme, të kontribuojë në zhvillimin e tregut dhe të komuniteteve, si edhe në mbrojtjen e mjedisit natyror.

Dedikimi i kompanisë ndaj përgjegjësisë sociale u përcaktua në Kodin e Sjelljes së Biznesit. Këto rregulla të Kodit shprehen në formë të politikave dhe standardeve të kompanisë. Qëllimet e sjelljes së përgjegjshme nga pikëpamja sociale janë pjesë e qëllimeve të përhershme të kompanisë sonë, si edhe të qëllimeve të të gjithë menaxherëve dhe të punësuarve tanë.