Coke Sales Summership

Coke Sales Summership

Rreth Coke Sales Summership-it

Programi "Coke Sales Summership" do të zhvillohet gjatë verës dhe do të zgjasë 6 javë, nga 22 korriku 2016 deri më 2 shtator 2016. Gjatë programit, të rinjtë do të kenë mundësi të vëzhgojnë aktivitetet e përditshme dhe obligimet e punës të të punësuarëve, ku gjatë javës me 4 ditë praktikë dhe një ditë ligjërata do të mund të fitojnë përvojë. Të gjithë studentët që janë pjesë e programit do të marrin një certifikatë për praktikën e përfunduar dhe do të hyjnë në bazën e të dhënave të punonjësve të mundshëm të Coca-Cola Hellenic.

Çdo studentë i vitit të fundit apo i ri që ka mbaruar universitetin gjatë dy viteve të fundit ka mundësi të aplikojë. Të përzgjedhurit do të fitojnë aftësi dhe njohuri të reja nëpërmjet praktikës në kompani dhe punës me mentorët e tyre. Kjo do t'i ndihmojë ata jashtëzakonisht shumë që të punësohen në të ardhmen. Aftësitë e menaxhimit të projekteve, komunikimi biznesor dhe puna në grup janë vetëm disa nga fushat me të cilat pjesëmarrësit do të njihen më mirë.

Programi do të fillojë më 22 korrik në Prishtinë dhe do të zgjasë 6 javë. Për 4 ditë gjatë javës do të punohet në këtë projekt, ndërsa një ditë çdo javë do të mbahen trajnime në Prishtinë apo Beograd (kosto mbulohet nga Coca-Cola Hellenic).

Coke Sales Summership

Çfarë do të bëj?

Gjatë punës në praktikë me zhvilluesit e tregut tanë më të mirë, ju do të fitoni përvojë duke punuar me ekipin më të mirë të shitjes në rajon. Ne jemi duke kërkuar kandidatë nga këto qytete: Prishtina, Prizreni, Peja, Ferizaji, Gjilani.

Coke Sales Summership

Kur?

Procesi i përzgjedhjes dhe programi aktual do të mbahet sipas datave të mëposhtme (vetëm kandidatët që kalojnë raundin e parë do të kontaktohen):

  • Raundi i parë: 16.03. - 06.05. – Aplikimi online – në Anglisht
  • Raundi i dytë: 23.05. - 27.05. - Vlerësimi në grup - në Shqip
  • Raundi i tretë: 06.06. - 17.06. - Intervista – në Shqip dhe Anglisht
  • 01.07. – Ne do të shpallim të përzgjedhurit e Coke Summership-it

Ju lutem sigurohuni që të jeni prezent gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes dhe kohëzgjatjes së programit dhe se do të jeni në gjendje të udhëtoni në Prishtinë një herë në javë në rast se ju kanë vendosur diku tjetër, pasi që më nuk bëhen ndryshime në orar ose program.

Coke Sales Summership