Dedikim ndaj tregut

Coca-Cola Hellenic Kosova është pa dyshim lideri i tregut të pijeve freskuese me më shumë se 200 partnerë tregtarë dhe një rritje ekonomike dyshifrore nga 2006. Ndërtesat e kompanisë ndodhen në rrugën kryesore Prishtina – Shkup.

Portofoli i pijeve freskuese i kompanisë Coca-Cola Hellenic Kosova përfshin: Coca-Cola, Coca Cola Zero, Fanta Orange, Fanta Exotic, Fanta Shokata, Sprite, Schweppes Bitter Lemon, Schweppes Tonic Water. Përveç kësaj, Coca-Cola Hellenic Kosova distribuon edhe ujin Rosa dhe lëngjet Next.

Çdo ditë, më shumë se një miliard njerëzit nga tërë bota freskohen me produktet Coca-Cola. Ata i konsumojnë këto produkte sepse kanë besimin në kualitetin e tyre. Kualiteti dhe siguria e pijeve Coca-Cola sigurohet përmes sistemit të kualitetit Coca-Cola, i cili kontrollohet vazhdimisht për të siguruar që pijet tona i plotësojnë kërkesat globale më të larta të lidhura me sigurinë e produkteve ushqimore, metodat moderne të menaxhmentit të kualitetit, praktikat industriale më të mira, si edhe kushtet e tregut, duke i plotësuar në këtë mënyrë përgjegjësitë kryesore të kompanisë. ISO 14001 dhe ISO 9001 janë vetëm dy nga standardet të panumërueshme, plotësimi i të cilave kontrollohet me rreptësi.