Misioni dhe vlerat tona

Vizioni ynë

Vizioni ynë korporative është "të jemi lideri i padiskutueshëm në çdo treg, ku ne konkurrojmë".


Misioni ynë është:

  • t'i freskojmë konsumatorët tanë
  • të sillemi me klientët tanë si partnerë
  • t'i shpërblejmë aksionistët tanë
  • të pasurojmë jetën e komunitetit lokal.

Vlerat tona

Në Coca-Cola Hellenic jemi të angazhuar për gjashtë vlera themelore, të cilat përcaktojnë sjelljen tonë dhe mënyrën se si veprojmë çdo ditë. Gjithçka fillon me vlerat tona. Ato janë ADN-ja e kompanisë sonë dhe janë të domosdoshme për sukseset tona të ardhshme.

  • Autenticitet: Vlerat tona kanë rrënja të thella. Ne veprojmë me ndershmëri dhe bëjmë atë që është korrekte, jo vetëm e lehtë.
  • Përsosmëri: I befasojmë të tjerët me pasionin dhe shpejtësinë tonë.
  • Kujdesemi për njerëzit tanë: Ne besojmë në njerëzit tanë, investojmë në ta dhe i inkurajojmë.
  • Mësim: Dëgjojmë dhe jemi të gatshëm të mësojmë.
  • Veprojmë si NJË: Ne besojmë në fuqinë e punës së përbashkët dhe në potencialin e çdo bashkëpunimi.
  • Fitojmë së bashku me klientët: Klientët tanë janë në thelbin e gjithçkaje që ne bëjmë.