Coca-Cola Hellenic është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të pijeve jo-alkoolike në nivel botëror. Coca-Cola Hellenic ka më shumë se 42.000 të punësuar dhe freskon më shumë se 560 milionë konsumatorë nga 28 shtete me afërsisht 8 miliardë pije në vit. Kompania prodhon, shet dhe shpërndan markat kryesore të tregut të pijeve jo-alkoolike, siç janë: Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Burn…

Coca-Cola Hellenic bën orvatje të mëdha për të nxitur aftësitë e njerëzve dhe për të arritur rezultate. Për shkak të investimeve në rritje në edukim dhe të politikës së stimulimit të talenteve lokale, kompania Coca-Cola Hellena është plot me tregime suksesi.

Përdor këtë mundësi dhe bëhu anëtar i një sistemi që u ofron shumë mundësi zhvillimi profesional të punësuarve të vet, duke krijuar një mjedis, në të cilin secili individ inkurajohet që të plotësojë potencialin e vet.